E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Moti për sot, borë nëpër male

- Advertisment -spot_img

Sot dhe nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu të cilat do të përfshijnë gjithë territorin e Republikës. Në vise malore, priten edhe reshje bore.

Kështu ka njoftuar Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu të cilat do të përfshijnë gjithë territorin e Republikës. Në viset malore me lartësi mbi 850m mbi nivel të detit do të ketë kushte që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

Njoftimi i IHMK-së

/observeri/

Artikuj të ngjashëm