E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se edhe gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të kemi mot të vranët dhe me riga shiu.

Sipas IHMK-së, të mërkurën pritet të kemi mot të vranët dhe intervale dielli, ndërsa riga shiu do ketë në vise të larta.

Temperatura minimale do jetë 10 gradë celsius, ndërsa ajo maksimale 22 gradë celsius.

Të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Riga të dobëta shiu mund të ketë vetëm në vise të larta. Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius

thuhet në njoftim.

Kurse, të enjten parashihet mot më i freskët dhe më i vranët që do shoqërohet edhe me reshje shiu. Temperaturat do lëvizin nga 10-18 gradë celsius.

Të enjten parashihet mot më i freskët dhe kryesisht i vranët, i shoqëruara me riga shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa në veriperëndim dhe perëndim të vendit parashihen reshje më të dendura. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius

thuhet tutje nga IHMK.

Artikuj të ngjashëm