E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Moti për ditët në vijim

- Advertisment -spot_img

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se moti përgjatë javës së parë të nëntorit do të jetë kryesisht me reshje shiu, por do të ketë edhe ditë me diell.

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celisus, ndërkaq ato maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i motit për pesë ditë (01 – 05 nëntor 2021)

Java e parë e muajit nëntor do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Reshje shiu parashihen ditën e martë dhe vende-vende edhe të mërkurën dhe ditën e enjte.

Ndërsa ditët tjera kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Në fushat termike do të ketë rritje të lehta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s.

/observeri/

Lexo edhe: Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet caktimi i seancës ku do të diskutohet për projektin e gazit me MCC

Artikuj të ngjashëm