E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Moti për ditët në vijim

- Advertisment -spot_img

Prishtina Weather ka njoftuar se mot i butë me vransira e diell pritet të mbajë edhe në ditët e ardhshme. Sot dhe nesër ka mundësi edhe për reshje lokale shiu.

Ditëve në vijim parashihet të mbajë mot më i butë, me temperatura maksimale që vende-vende kalojnë edhe vlerën prej 20C. Do të ketë vransira të ndryshueshme por edhe intervale me diell gjatë ditës. Të premten pasdite me mundësi për riga lokale shiu në perëndim të vendit, e ditën e shtunë me gjasa për reshje lokale shiu edhe në pjesë tjera të vendit.

Ditën e enjte cilësia e ajrit mund të ketë një përmirësim në vlera të pranueshme, pasi do të ketë qarkullim më të mirë ajror, që edhe shpërndanë ndotësit ajror. Nga dita e premte dhe e shtunë periudhat më të zgjatura të qetësisë, pra pa erë, mbajnë ndotësit pranë sipërfaqes e indeksi kalon në vlera mesatare dhe të dobëta e herë herë edhe në shumë të dobëta.

5.11 – Butë, me vransira dhe diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu në perëndim të vendit.

6.11 – Kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje me riga lokale shiu.

7.11 – Kryesisht me vransira, ditën edhe intervale me diell.

8.11 – Më shumë diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 8C e 10C, e maksimalet deri të premten rriten në 20C, e ditën e shtunë zbresin në 15C, por më pas sërish me një tendencë të rritjes.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga juglindja 4-11m/s, e të shtunën edhe nga verilindja 3-8m/s.

Shtypja atmosferike në rritje deri ditën e shtunë, më pas me tendencë të rënies./observeri/

Lexo edhe: Rama: Kërkim falja e Serbisë ndaj Kosovës duhet të vijë në fund

Artikuj të ngjashëm