E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Moti për ditën e shtunë

- Advertisment -spot_img

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat do të fuqizohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.

Ka ndryshuar situata meteorologjike. Fushat me presion të lartë që ishin prezent mbi vendin tonë dalë nga dalë po dobësohen, kështu që priten ndryshime të elementeve dhe dukurive meteorologjike./observeri/

Lexo edhe: Gjendja në arsim nuk përmirësohet me lirime nga pagesa thotë Marjan Dema

Artikuj të ngjashëm