Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nga java e ardhshme pritet që në vend të mbizotërojë mot jostabil.
Të hënën dhe të martën parashihet mot stabil dhe me intervale të gjata me diell.
Nga dita e mërkurë do të ketë ndryshim në parametrat meteorologjik, kështu që si pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët do të ketë kushte të favorshme për krijimin e vranësirave të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje dhe rënie të temperaturave maksimale.
Indeksi UV do të ketë vlerën 5./observeri/
Lexo edhe: Fatmir Limaj konsideron si të keqe marrëveshjen e arritur në Bruksel