E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Mot me diell dhe temperatura të ngrohta sot në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Mëngjesi i së martës do të jetë me mjegull dhe ngrica të dobëta, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK). Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 3 gradë Celsius, derisa ato maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë.

Java e fundit e muajit tetor do të vijoj me mot me vranësira dhe intervale të gjata me diell. Kjo situatë vije si rezultat i prezencës së fushave anticiklonike të cilat kanë përfshirë gjithë territorin e vendit tonë. Temperaturat minimale do të shënojnë rënie, duke krijuar kushte që ditën e hënë dhe të marte në mëngjes të krijohet mjegulla dhe ngrica të dobëta. Po ashtu si pasojë e rënies së temperaturave minimale ekzistojnë kushte që në mëngjes të paraqitet fenomeni i brymës i cili mund të ndikojë negativisht në perimekulturë, te ato perime që ju ekspozohen rrezeve direkt të dritës

thuhet në njoftimin e IHMK-së.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit të këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike.”

Artikuj të ngjashëm