Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.
Katër viktima janë meshkuj dhe tri janë femra.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar edhe grupmoshën e shtatë viktimave të fundit nga koronavirusi.
Një viktimë është mbi 80 vjeç, dy viktima janë të grupmoshës 70-79, dy viktima janë të grupmoshës 60-69 dhe dy viktimat e fundit janë të grupmoshës 50-59 vjeç.

Vaksinimi mbetet metoda më efikase e parandalimit të vdekjes nga koronavirusi./observeri/
Lexo edhe: Rastet e reja me COVID-19 në Kosovë