E hënë, 27 Qershor, 2022
spot_img

Moshat e viktimave të COVID-19 sot

- Advertisment -spot_img

28 viktima nga COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Viktimat më të reja gjatë kësaj kohe janë një grua dhe një burrë të moshave 40-49 vjeçare nga komuna e Malishevës dhe e Podujevës.

13 viktima janë të moshave 70-79 vjeçare. 3 viktima janë nga Kamenica, 2 nga Mitrovica, 2 nga Gjakova, 2 nga Gjilani, 1 nga Prishtina, 1 nga Ferizaj, 1 nga Malisheva dhe 1 nga Fushë Kosova.

5 viktima janë të moshave 50-59 vjeçare, 2 nga komuna e Ferizajt, 1 nga Gjakova, 1 nga Prizreni dhe 1 nga Prishtina.

4 viktima janë të moshave 60-69 vjeçare. 2 nga viktimat janë nga komuna e Gjilanit, 1 nga Skenderaj dhe 1 nga Podujeva.

4 viktima janë mbi 80 vjeç. 1 nga viktimat është nga Prishtina, 1 nga Peja, 1 nga Gjakova dhe një nga Mitrovica.

Gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar edhe 920 raste të reja të infektuara me COVID-19, ndërsa 1 mijë e 698 persona janë shëruar./observeri/

Lexo edhe: Serbia paralajmëron kundërpërgjigje nëse Kosova fillon kampanjën e njohjeve

Artikuj të ngjashëm