Ministria e Shëndetësisë njoftoi se brenda 24 orësh në vend u regjistruan 6 vdekje dhe 48 raste të reja pozitive me COVID-19.
Gjithashtu u bë e ditur për shërimin e 903 qytetarëve nga ky virus, teksa numri rasteve aktive është 8 mijë e 903.
Viktimat e fundit nga COVID-19 janë pesë meshkuj dhe një femër.
3 viktima i takojnë moshës mbi 80 vjeç, 1 viktimë është i grupmoshës 70-79 vjeç, 1 viktimë është i grupmoshës 60-69 vjeç dhe 1 takon grupmoshës 49-59 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë po ashtu informoi se në 24 orët e fundit janë dhënë 9 mijë e 146 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Vaksinimi mbetet metoda më efikase e parandalimit të vdekjes nga COVID-19./observeri/
Lexo edhe: Raporti i SHSKUK-së për të hospitalizuarit në spitalet e Kosovës