E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Moshat e 23 personave të vdekur nga COVID-19

- Advertisment -spot_img

23 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit. 13 prej viktimave janë burra dhe 10 gra.

Ministria e Shëndetësisë ka treguar edhe se të çfarë grupmoshash janë viktimat.

Bazuar në infografikën e MSH’së, tre prej viktimave i takojnë grupmoshës 40-49 vjeç, dy viktima janë të grupmoshës 50-59, një viktimë e grupmoshës 60-69, 11 viktima janë të grupmoshës 70-79 vjeç dhe gjashtë viktima të grupmoshës mbi 80-vjeçare.

Rastet e vdekjes janë të regjistruara në komunën e Prishtinës, Gjilanit, Suharekës, Shtimës, Vushtrrisë, Pejës, Istogut, Malishevës, Gllogocit, Vitisë dhe Prizrenit.

Moshat e viktimave të sotme të COVID-19

/observeri/

Lexo edhe: Kurti po zhvillon mbledhje me ministrat, do të votohen masat e reja anti-COVID-19

Artikuj të ngjashëm