E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Mosha e 24 viktimave të COVID-19

- Advertisment -spot_img

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 24 persona nga COVID-19.

Sipas raportit, 13 nga viktimat ishin të gjinisë femrore dhe 11 të gjinisë mashkullore.

Prej tyre, 10 nga personat e vdekur janë të moshës ndërmjet 60-69-vjeç, 7 të moshës 70-79, 3 të moshës 80 vjeç e tutje, 2 persona të moshës 50-59-vjeç, një person i moshës 30-39-vjeç dhe një person i moshës 00-09 vjeç.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) tha se në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus janë të shtrirë 1.207 pacientë, prej tyre 1.101 janë të konfirmuar me koronavirus.

Prej tyre, 1.026 po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Deri më 5 shtator janë dhënë mbi 922.623 vaksina kundër koronavirusit.

Në total, 307.467 qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza.

/observeri/

Lexo edhe: 896 raste të reja dhe tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Artikuj të ngjashëm