Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Inftastrukturës përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ndalon mbajtjen e tubumeve elektorale në hapësirat e “Shpellës së Gadimes”, shkruan Observeri.
Në njoftimin e MMPHI-së thuhet se kjo vjen si pasojë e dy tubimeve elektorale që ishin organizuar në hapësirën para hyrjes së “Shpellës së Gadimes”.
Kërkojmë që të tilla tubime të mos mbahen dhe organizohen në hapësirën e “Shpellës së Gadimes”, e cila është Monument i Natyrës me rëndësi të veçantë.