E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Mjekja shqiptare: Gratë shtatzëna të bëjnë vaksinën anti COVID në kohën e duhur

- Advertisment -spot_img

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video për të treguar se janë mit hipotezat se vaksinimi ndikon apo dëmton gratë shtatzëna.

Përkundrazi, mjekja obstetër-gjinekologe, Rubena Moisiu rekomandon gratë shtatzëna dhe ato që planifikojnë shtatzëni të bëjnë vaksinën në kohën e duhur që të jenë më të mbrojtura.

Sipas saj, nuk ka asnjë fakt shkencor që të provojë se vaksina dëmton apo pengon shtatzëninë.

Lexo edhe: Vdes një person në aksident në Obrançë të Podujevës/ Detaje

‘Nuk ka asnjë të dhënë shkencore deri më sot e cila të vërtetojë ose mbështesë faktin që vaksina pengon mundësinë e një shtatzënie. Përkundrazi, rekomandojmë gratë shtatzëna të bëjnë vaksinën në kohën e duhur që të jenë të mbrojtura.

mjekja obstetër-gjinekologe, Rubena Moisiu

Manastirliu i apelon qytetarët që të mos neglizhojnë vaksinën, por ta bëjnë sa më shpejt ndërkohë që shtatori është muaj i hapur për moshat mbi 18 vjeç.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm