E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Miratohet projektligji i buxhetit për vitin 2022, Qeveria ndan mbi 100 milion euro për ushtrinë

- Advertisment -spot_img

Qeveria ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar dhe miratuar Projektligji i Buxhetit për vitin 2022.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se këso buxhet asnjëherë më parë nuk ka pasur Kosova.

Miratimi i projektligjit për buxhetin e vitit 2022 kap vlerën e prej 2 miliardë e 748 milionë euro, 8.7 për qind krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti, apo 220 milionë euro më shumë.

Nga ky buxhet, për herë të parë, sipas kryeministrit Albin Kurti, do të ndahen mbi 100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës. Ai ka thënë se synimi është që brenda mandatit të rritet përqindja e ndarjes për Ushtrinë deri në 2 për qind të Bruto Produktit Vendor, siç kërkon standardi i NATO-s.

Lexo edhe: Qeveria ndan 40 milionë euro për Trepçën dhe Telekomin

Kurti ka thënë se me këto mjete do të niset ndërtimi i 50 çerdheve në gjithë vendin, 45 milionë euro do të ndahen për të mbështetur lehonat dhe shtesat për fëmijë, s’do të ketë pensione nën 100 euro e do të ndahen 50 milionë euro për borxhet nga shpronësimet, e 40 milionë euro për Trepçën dhe Telekomin.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se objektivat janë ringjallja ekonomike, riorientimi i ekonomisë drejt prodhimit dhe përkrahja e punësimit.

Artikuj të ngjashëm