E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Miratohet plani për zbatimin e MSA-së

- Advertisment -spot_img

Komisioni për Integrim Evropian të premten ka miratuar me shtatë vota për, Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2021-2025, raporton Ekonomia Online, transmeton Observeri.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, tha se kjo marrëveshje përbëhet nga tri kritere ato politike, ekonomike dhe standardet evropiane, ku kostoja e saj varion me 47.7 milionë euro.

Dokumenti është  i përbërë prej 250 faqesh përmban një volumitet të përmbajtjes. Për zbatimin e këtij planit kombëtar nuk kemi probleme buxhetore, dhe kostoja e saj është 47.7 milionë euro. Plani kombëtar përmban 61 projektligje me standarde evropiane.

Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër

Deputeti Driton Hyseni tha se do duhej që të ketë plane konkrete sa i përket granteve dhe të ketë kuadro profesionale edhe sa i përket zhvillimit lokal të komunave për fonde që u jep BE-ja.

Do doja të kemi hapa dhe plane konkrete sa i përket granteve, dhe dua të kem informacion nga ju sa i përket zhvillimit lokal të komunave. A ka kuadro profesionale në këto komuna për të bërë projekte zhvillimet nga fondet e BE-së.

Drtion Hyseni – Deputet

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se një dokument i tillë do duhej t’i nënshtrohej një diskutimi publik dhe të jetë në përputhje me rregulloren.

Katër takime jemi mbrapa dhe na duhet impute se sa është avancuar ky projekt. Një dokument i tillë do duhej t’i nënshtrohej një diskutimi publik dhe në përputhje me rregulloren. Puna e kësaj Qeverie është e pamjaftueshme dhe për këtë arsye është e nevojshme që Kuvendi dhe Qeveria të bashkëpunojnë në këtë drejtim.

Blerta Deliu-Kodra – Deputete e PDK-së

Bislimi i’u përgjigj deputetes Deliu-Kodra lidhur me çështjet e adresuara, i cili theksoi se performanca tatimore është shumëfish më e mirë se e çdo vendi të rajonit.

Sa i përket emërimeve politike dhe zbatimit të këtij plani ai tha se nuk ka pasur aktivitet i cili është keqpërdor më shumë sesa emërimet politike.

Por deputetja e PDK-së tha se Qeveria po i fsheh emrat e atyre që jaën emëruar, raporton EO.

Për korrektësi nuk do t’i hy me emra, por nuk mundet me qenë profesionist ajo listë që e dimë të gjithë dhe kjo është tendencë e juaja që me i fsheh këta persona. Nëse fjalët e kryeministrit janë që familjarët janë për dasma dhe ahengje atëherë qëndroni fjalëve tuaja, leni për dasma dhe ahengje dhe jo me i lanë nëpër borde.

Shtoi Deliu-Kodra

Deputetja e AAK-së Time Kadriaj pyeti zëvendëskryeministrin se kur pritet të sillen 61 projektligje në Kuvend që janë pjesë e planit.

Mos u arsyetoni për emërimet sepse e keni pasur patjetër edhe ju mi emëruar këta anëtarë sepse prej tyre keni fituar votat.

Time Kadriaj – Deputete e AAK-së

Zëvendëskryeministri Bislimi tha se tashmë 14 projektligje janë përfunduar dhe pritet edhe miratimi i të tjerave./observeri/

Artikuj të ngjashëm