E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Miratohet buxheti prej 2,748,000,000 për vitin 2022

- Advertisment -spot_img

Miratohet buxheti prej 2,748,000,000 për vitin 2022

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro, 8.7 për qind krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti, apo 220 milionë euro më shumë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se që nga maji i këtij viti kanë zhvilluar konsultime intensive që ky draftbuxhet të reflektojë prioritetet qeverisëse, njofton Observeri..

Projektbuxheti i vitit 2020 ka për qëllim konsolidimin e ringjalljes ekonomike pas COVID-19, sigurimin e qëndrueshmërisë së financave publike, riorientimin e ekonmosië drejt prodhimit dhe eksportit dhe përkrahjen e punësimit të zhvillimit të qëndrueshëm. Si tërësi buxheti i vitit 2022 pritet të arrijë vlerën e 2,748,000,000 duke shënuar një rritje prej 8,7 për qind krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti

ka thënë Murati

Kurti ka thënë se me këto mjete do të niset ndërtimi i 50 çerdheve në gjithë vendin, 45 milionë euro do të ndahen për të mbështetur lehonat dhe shtesat për fëmijë, s’do të ketë pensione nën 100 euro e do të ndahen 50 milionë euro për borxhet nga shpronësimet, e 40 milionë euro për Trepçën dhe Telekomin.

Artikuj të ngjashëm