E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Ministria e Shëndetësisë: Një qytetar mund të caktojë termine për 10 persona të tjerë

- Advertisment -spot_img

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës bëri të ditur të martën se platforma eKosova, ku mund të bëhen terminet për vaksinim kundër koronavirusit, mundëson tani që një person të caktojë termine edhe për dhjetë persona të tjerë.

Ministria po ashtu tha se ka shtuar terminet e reja për vaksinim, por nuk dha më shumë detaje.

Deri më tash në Kosovë 17 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar plotësisht.

Dozën e parë e kanë marrë 35 për qind e qytetarëve.

Kosova, javëve të fundit, është duke u përballur me një valë të rëndë të infeksioneve.

Në shtatë ditët e fundit janë konfirmuar 181 viktima nga koronavirusi dhe 8,901 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë masat kundër koronaviurusit, përfshirë: bartjen e maskës, higjienën dhe ruajtjen e distancës./Observeri/

Artikuj të ngjashëm