E mërkurë, 30 Nëntor, 2022
spot_img

Ministria e Jashtme gjermane i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të mos e provokojnë njëra-tjetrën

- Advertisment -spot_img

Ministria e Jashtme e Gjermanisë, ka thënë se Zyra Federale e Jashtme po e monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës dhe në pikat e kalimit kufitar midis Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të mos e eskalojnë situatën me provokime.

Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo provokim dhe të mos e eskalojnë situatën menjëherë. Ne mbështesim plotësisht punën e të Dërguarit Special të BE-së, Miroslav Lajçak, për të forcuar dialogun e normalizimit të udhëhequr nga BE-ja midis Serbisë dhe Kosovës dhe mbështesim deklaratat e fundit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, mbi këtë çështje

ka thënë Ministria e Jashtme gjermane

Sipas Ministrisë së Jashtme gjermane, Zyra Federale e Jashtme mirëpret faktin që më 29 shtator do të ketë një takim në Bruksel midis krerëve të ekipeve negociuese të Serbisë dhe Kosovës, Petar Petkoviç dhe Besnik Bislimi./Observeri/

Artikuj të ngjashëm