E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Ministria e Bujqësisë reagon ndaj protestës së bujqve

- Advertisment -spot_img

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka reaguar pas protestës së fermerëve të pakënaqur me kriteret për subvencionimin e grurit.

Në reagimin e ministrisë thuhet se gjatë hartimit të Programit të Pagesave Direkte – Subvencioneve për vitin 2021, janë përfshirë në grupet punuese edhe përfaqësuesit e fermerëve të nënsektorit të grurit dhe nënsektorëve tjerë.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural respekton të drejtën për protestë të secilit fermerë dhe përfaqësuesve të tyre dhe po ashtu i pranon e trajton me kujdes kërkesat që i adresojnë ata ndaj programeve mbështetëse të Ministrisë. Duke pasur parasysh që kërkesat e fermerëve dhe përfaqësuesve të tyre adresohen çdo vit gjatë procedurave të hartimit të programeve mbështetëse, MBPZhR-ja bën shqyrtimin dhe më pastaj edhe inkorporimin e tyre në programet dhe politikat e saj, konform ligjeve dhe udhëzimeve administrative në fuqi. MBPZhR-ja gjatë hartimit të Programit të Pagesave Direkte –Subvencioneve për vitin 2021, i ka përfshirë në grupet punuese edhe përfaqësuesit e fermerëve të nënsektorit të grurit dhe nënsektorëve të tjerë.

Ministria e Bujqësisë

Tutje, MBPZhR thotë se gjatë këtij viti në programet dhe politikat bujqësore janë adresuar vërejtjet dhe mangësitë e gjetura në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Gjatë këtij viti, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në programet dhe politikat bujqësore i ka adresuar vërejtjet dhe mangësitë e gjetura në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe po ashtu gjatë hartimit të tyre janë marrë parasysh edhe rrethanat e krijuara nga zhvillimet që kanë ndodhur në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, mangësi këto që janë shfaqur edhe gjatë viteve të kaluara.

MBPZHR

Tutje, MBPZhR-ja deklaron se kriteret dhe procedurat tjera në programin e subvencionimeve janë bazuar në ligjet dhe udhëzimet administrative në fuqi.

Duhet theksuar se MBPZhR-ja, Programin e Pagesave Direkte -Subvencioneve për vitin 2021 e ka hartuar bazuar në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Udhëzimin Administrativ për Pagesa Direkte për vitin 2021, i cili paraprakisht i ka kaluar të gjitha proceset konsultative institucionale dhe me publikun. Pra, kriteret dhe të gjitha procedurat tjera në kuadër të këtij programi janë bazuar në ligjet dhe udhëzimet administrative në fuqi.

MBPZHR

Ndryshe, bujqit sot kanë protestuar para ministrisë për të shprehur pakënaqësitë e tyre rreth subvencionimit të grurit./observeri/

Lexo edhe: MPB-ja tregon numrin e targave të përkohshme të lëshuara në pikat kufitare deri sot

Artikuj të ngjashëm