E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Ministria e Bujqësisë iu dha Faton Pecit me 40 milionë euro borxhe

- Advertisment -spot_img

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se e ka gjetur dikasterin që ai drejton me 40 milionë euro borxhe, raporton Koha, transmeton Observeri.

Në një konferencë për media në lidhje me subvencionet për fermerët, Peci ka shtuar se në ndihmë të tyre do të jenë 50 milionë euro.

Ministria e Bujqësisë është përballë me një numër sfidash. Ministrinë e kam gjetur me 40 milionë euro borxhe. Për pagesa direkte kemi 21 milionë euro, për ndihmë të fermerëve kemi 50 milionë euro. I ftoj gjithë fermerët të aplikojnë për subvencione. Vlen të theksohet që Ministria ka themeluar Taskforcën e tokës bujqësore si dhe për pyjet. Do të shpërndajmë mjete aq sa kemi mundësi për fermerët. Sipërfaqet e vreshtave me mbi 100 hektarë nuk do të subvencionohen njëjtë sikur ata që kanë më pak. Ky vendim nuk i dëmton vreshtarët, sepse me mbi 100 hektarë janë vetëm dy apo tre.

Faton Peci – Ministri i Bujqësisë

Peci konfirmoi se gjatë këtij muaji do të realizojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara, ku ai shpreson se do të jetë frytdhënëse./observeri/

Lexo edhe: Varianti Mu i koronavirusit përhapet në Zvicër

Artikuj të ngjashëm