E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Ministria e Arsimit shtyn idenë e mësimit fizik në shkolla para atij online

- Advertisment -spot_img

Zëvendësministrja e MASHTI-t, Edona Maloku Berdyna, ka deklaruar se mësimi online është opsion, mirëpo bazuar në humbjet e mëdha që janë shkaktuar, rikthimi në shkolla me prani fizike pas dy javësh do ishte veprimi më i duhur.

Mësimi online është njëri ndër skenarët që e kemi detajuar në udhëzues. Synimi ynë mbetet që megjithatë, rikthimi të jetë në shkolla dhe i sigurt. Mësimi online është opsion por duam që ky të jetë më tepër përjashtim nga vendimi sesa vendim.

ka thënë ajo para mediave

Maloku-Bërdyna, tha se janë përgatitur të gjitha masat e duhura për fillim vitin shkollor, dhe se 80% e stafit arsimor janë vaksinuar.

Pjesa më e madhe e mësimdhënësve janë të vaksinuar, ku 80% të personelit arsimor janë vaksinuar, shifër kjo e cila po përditësohet dita-ditës. Aktiviteti mësimor para-universitar e ai parashkollor pezullohet nga data 26 shtator, dhe masa tjera që e përfshijnë ministrinë e Arsimit.

tha ajo

Lexo edhe: Hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID, mësimi pezullohet deri më 26 shtator

Artikuj të ngjashëm