E diel, 27 Nëntor, 2022
spot_img

Ministri Vitia: Të dhënat e IKSHPK-së flasin se ka rënie të numrit të rasteve

- Advertisment -spot_img

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka dalë sot në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë për të folur për situatën me COVID.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në betejën me COVID-19, shkruan lajmi.net.

Vitia bëri thirrje që kjo betejë të luftohet së bashku.

Dëshiroj t’i shprehu ngushëllime familjarëve që kanë humbur betejën me COVID-19. U bëj thirrje të gjithëve që të tregohemi solidarë mes vete në përballje me këtë situatë ku kërkohet angazhim i përbashkët. Ne jemi të fokusuar që të shfrytëzojmë të gjitha potencialet tona për të trajtuar me seriozitet këtë situatë.

Arben Vitia

Lexo edhe: Kryeministri Kurti i bën thirrje qytetarëve për vaksinim: Ka mjaftueshëm vaksina

Por, sipas Vitisë, të dhënat e fundit nga IKSHPK tregojnë se ka rënie të numrit të rasteve.

Të dhënat e fundit nga IKSHPK na flasin për një rënie të numrit të rasteve, ku shkalla e pozitivitetit të mostrave të testuara ka rënë në 8%. Numri i spitalizimeve mbetet  i lartë. Falënderoj stafin shëndetësor që përtej lodhjes, po vazhdon me vetëmohim të ofrojë ndihmën. Bazuar në të dhënat e ditëve të fundit, besojmë që as rritja e kapaciteteve s’do të jetë e nevojshme.   85 inspektorë sanitarë kanë filluar punën bashkë me policinë e Kosovës që po mbikëqyr zbatimin e masave. Muaji gusht ishte i mirë në administrimin e vaksinave. Projeksionet tona janë që ky muaj të jetë edhe më efektiv, duke qenë se kemi siguruar një stok të qëndrueshëm të vaksinave.

Arben Vitia

Këto deklarata të Vitisë vijnë një ditë pasi që në Kosovë u shënuan 28 raste të reja të vdekjeve nga COVID-19.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm