E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Ministri Sveçla priti në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë

- Advertisment -spot_img

Ministria e Punëve të Mbrendshme ka njoftuar se ministri i kësaj ministrie Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, z. Bledi Çuçi, transmeton Observeri.

Në këtë takim ministri Sveçla së pari e uroi ministrin Çuçi për detyrën si dhe për Mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave pas konstituimit të institucioneve duke e falënderuar atë për nënshkrimin e dy marrëveshjeve: Marrëveshjen e trafikut lokal të kufirit si dhe për Marrëveshjen për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec  (Kukës).

Lexo edhe: Televizioni publik i Serbisë publikon pamje të ushtrisë afër kufirit me Kosovën

Ministri Sveçla theksoi se bashkëpunimi i dy vendeve tona po thellohet në shumë dimensione dhe në dobi të qytetarëve nga të dy anët e kufijve. Ministri theksoi se qëndrojnë të bashkuar si gjithmonë, si në paqe ashtu edhe në sfida të përbashkëta, thuhet në njoftim.

Gjithashtu ministri Sveçla theksoi se Ministritë e Brendshme të të dy shteteve tona kanë më shumë se 20 marrëveshje  të cilat padyshim kanë qëllim lehtësimin e jetesës dhe zhvillimin e veprimtarisë  së shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

Në fund të takimit dy ministrat u zotuan se ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen ndërmjet dy Policive të shteteve tona në fushën e sigurisë publike, luftimin e krimit dhe të korrupsionit.

undefined
undefined

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm