E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Ministri Sveçla njofton për vendimin për targat e përkohshme

- Advertisment -spot_img

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se MPB dhe Policia e Kosovës po e mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë.

Sveçla ka njoftuar në Facebook se MPB-ja ka nxjerrë vendim që obligon, me targa të përkohshme, të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe Hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Me këtë rast, MPB-ja, me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve edhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2014, ka nxjerrë vendim që aranzhon dhe obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të reduktuar në maksimum pritjet në pikat kufitare.

Xhelal Sveçla – Ministri i Punëve të Brendshme

Sveçla ka shtuar se nga data 15 shtator, nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide “KS” dhe se të vetmet targa ligjore janë ato “RKS”.

Njoftojmë opinionin se nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide “KS” dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ato me denominimin “RKS”. Situata është e qetë. Policia e Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe logjistike që të mos pengojnë dhe vonojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave.

Shtoi Sveçla

/observeri/

Lexo edhe: Detaje rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës për automjetet me targa serbe

Artikuj të ngjashëm