E premte, 7 Tetor, 2022
spot_img

Ministri Sveçla: Kosovës i mundësohet caktimi i Zyrtarit Ndërlidhës formal në EUROPOL

- Advertisment -spot_img

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Drejtoreshën Ekzekutive, Catherine De Bolle, përmes së cilave Kosovës i mundësohet caktimi i Zyrtarit Ndërlidhës formal në EUROPOL dhe krijohet linjë e sigurt e komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit me EUROPOL-in, shkruan Observeri.

Sveçla ka shkruar se këto marrëveshje, do të mundësojnë bashkëpunim dhe shkëmbim të drejtpërdrejtë e të sigurt të informacioneve, ndërmjet Republikës së Kosovës, EUROPOL-it dhe Shteteve Anëtare të Unionit Evropian.

Tutje Sveçla tha që këto marrëveshje të nënshkruara janë dëshmi e avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it.

Lexo edhe: Lajçak tregon se çka ka biseduar me Albin Kurti

Marrëveshjet e nënshkruara janë dëshmi e avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it, ndërsa angazhimi ynë i përbashkët në shtimin e marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale për bashkëpunim policor ndërkombëtar, do të vazhdoj me dinamikë të lartë.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm