E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Ministri Murati njofton për ekzekutimin e pagesës për lehonat

- Advertisment -spot_img

Ministri Murati njofton për ekzekutimin e pagesës së dytë për lehonat në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Murati tregon se ishin mbi 4 mijë e 400 përfituese që aplikuan gjatë tetorit.

Njëkohësisht, është ekzekutuar edhe pagesa retroaktive për shtesat për fëmijë, për 809 përfituese që muajin e kaluar i kishin llogaritë bankare jo-valide.

Hekuran Murati – Ministër i Financave

Njoftimi i plotë:

Sot është ekzekutuar pagesa për 2,230 lehona përfituese që kanë aplikuar gjatë muajit tetor.

Ndërsa nesër do të ekzekutohet pagesa e dytë edhe për lehonat që kanë aplikuar më herët, dhe tashmë janë në sistem.
Gjithsej, mbi 4,400 përfituese.

Njëkohësisht, është ekzekutuar edhe pagesa retroaktive për shtesat për fëmijë, për 809 përfituese që muajin e kaluar i kishin llogaritë bankare jo-valide.

Këtë muaj kemi pasur fluks të madh aplikimesh dhe na ka marrë më shumë kohë validimi e procesimi i pagesave – mbi 90 mijë pagesa të procesuara gjithsej, pa llogaritur masat tjera të pakos.

Andaj shpresojmë në mirëkuptim për këtë vonesë, të cilën shpresojmë ta evitojmë muajve në vijim.

/observeri/

Lexo edhe: Arrin varianti Delta Plus në Kosovë, nga 70 mostra të testuara 12 kanë rezultuar pozitive

Artikuj të ngjashëm