E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Ministri Mehaj viziton Akademinë Ushtarake Tokësore në Turqi

- Advertisment -spot_img

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj, ka vizituar sot Akademinë Ushtarake Tokësore në Turqi, ku përveç kuadrove të forcave turke, qe disa vite, studiojnë edhe kuadrot e oficerëve dhe nënoficerëve të FSK-së.

Mehaj ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite ai është pritur nga komandanti i Akademisë Ushtarake Tokësore turke, gjeneral Gultekin Yarali, nga i cili është njoftuar për historikun, misionin, strukturën, kushtet dhe ambientet e studimeve dhe stërvitjeve, si dhe plan-programin mësimor teorik dhe praktik.

Më pas u takova edhe me kadetë-studentët tanë që vijojnë studimet aktualisht në këtë akademi. Djemtë dhe vajzat tona, edhe në këtë qendër akademike ushtarake, janë ambasadorët tanë, të cilët me sukseset e tyre na bëjnë krenar gjithmonë

ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Artikuj të ngjashëm