E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Ministri Mehaj kadetëve: QSU është imazhi më i bukur i gjithë Kosovës

- Advertisment -spot_img

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt sot ceremonia e betimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare e FSK-së.

Pasi u pritën me duartrokitje në sallë, rekrutët më pas dëgjuan fjalimet motivuese të udhëheqësve të FSK-së dhe QSU-së.

Përveç tyre, me një fjalim i është drejtuar edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha se Qendra e Studimeve Universitare me kadetë të saj është imazhi më i bukur, më atraktiv dhe më i dashur i gjithë Kosovës.

Kadetë të gjeneratës 2025, ju për këto katër vjet do të arsimoheni e stërviteni me një udhëheqje të lartë, do të përgatiteni me karriere profesionale në shërbim të atdheut si oficer i ushtrisë. Nga ju pres që të jeni kadetë e studentë të disiplinuar dhe të studioni për atdheun. Ta ngritni flamurin tonë lartë dhe të punoni me krenari natë e ditë për vendin tonë të çmuar. Ju do të shërbeni në paqe, por do të jeni partnere me aleatet tanë të çmuar.

Lexo edhe: Të hyrat e Doganës së Kosovës kanë arritur 1 miliardë euro, eksporti i mallrave shënon rritje

Studioni që për katër vjet të filloni karrierën, që pastaj si oficerë të drejtoni e komandoni me kompetencë në shërbim të kombit e atdheut dhe çdo qytetari pa dallim përkatësie etnike, fetare e racore. Ju mirëpresim në radhët e Ushtrisë së Kosovës.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm