Me rastin e përfundimit të misionit, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim lamtumirës, komandantin e KFOR-it, gjeneral major Franco Federici.
Me këtë rast, ai ka falënderuar gjeneral Federicin, për lidershipin e suksesshëm gjatë mandatit të tij si dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe rolit të madh edhe në sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Gjithashtu, ministri Mehaj ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes për të gjitha çështjet e interesit të përbashkët.
Me motivacion për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes dhe kontributin e madh në avancimin e aftësive të FSK –së, e ka dekoruar me medaljen “Shërbim i Shquar”.
Nga ana e tij, gjeneral Federici, i ka shprehur ministrit Mehaj mirënjohjen e thellë për bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë për të gjitha çështjet me profesionalizëm, objektivitet dhe transparencë të plotë.
Ai ka shprehur edhe përshtypjet e tij të larta për periudhën e shërbimit, vlerësimin e lartë për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe nderin dhe respektin e sinqertë të tyre ndaj ushtarakëve të KFOR-it.
Bashkëpunimin dhe koordinimin me Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe mbështetjen për FSK-në, gjeneral Federici e ka vlerësuar në nivel shumë të lartë me besimin se kështu do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të pasuesit të tij./observeri/
Lexo edhe: Shefi i EULEX-it flet rreth situatës në veri dhe marrëveshjes