E martë, 27 Shtator, 2022
spot_img

Ministri Mehaj e dekoroi me medalje kolonelin amerikan

- Advertisment -spot_img

Ministria i Mbrojtjes, ka njoftuar se ministri Armend Mehaj,sot ka dekoruar me medaljen “Shërbim i shquar” kolonelin amerikan, William Woodra, transmeton Observeri.

Mehaj i shoqëruar nga i shoqëruar nga zëvendës-komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, ka pritur sot në takimin e lamtumirës, kolonelin amerikan, William Woodrad.

Me këtë rast, ministri Mehaj, e dekoroi kolonel Woodrad me medaljen “Shërbim i shquar” për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe avancimin e Ministrisë së  Mbrojtjes dhe FSK-së, gjatë kohës sa ka shërbyer në NALT.

Ministria e Mbrojtjes

Lexo edhe: Mjekja shqiptare: Gratë shtatzëna të bëjnë vaksinën anti COVID në kohën e duhur

Gjithashtu, edhe gjeneral major Enver Cikaqi, me motivacion për vizion strategjik, udhëheqje dhe përkushtim të lartë në zhvillimin e FSK-së, e dekoroi kolonelin Woodard me medaljen “Shërbim vetëmohues”. 

Nga ana e tij, kolonel Woodard vlerësoi lartë të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së duke shprehur besimin në realizimin e suksesshëm të vizionit të ministrit të Mbrojtjes.

Njoftimi i plotë:

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm