E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë: Ushtria serbe nuk hyri ku nuk duhet

- Advertisment -spot_img

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha se ushtria serbe me urdhër të presidentit, Aleksandar Vuçiq ngriti nivelin e gatishmërisë luftarake përgjatë kufirit me Kosovën “por, ajo nuk ka hyrë ku nuk duhet të hyjë”.

Ai tha për televizionin serb Pink TV se ngritja e gatishmërisë ushtarake është “mbi të gjitha një mekanizëm parandalues”.

 Ky është vendim sovran dhe kemi të drejtë të vendosemi në territorin tonë. Askush nuk do të na tregojë çfarë të bëjmë.

Nebojsha Stefanoviq

Serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, pasi janë të pakënaqur me vendimin e autoriteteve të Kosovës që serbët të zëvendësojnë targat e automjeteve kur hyjnë në Kosovë.

Lexo edhe: Sveçla foli rreth vendosjes së KFOR-it dhe EULEX-it në veri

Kjo protestë ka hyrë në javën e dytë, dhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur në afërsi të pikave kufitare.

Qeveria e Kosovës insiston se Serbia për vite të tëra aplikon masë të njëjtë për automjetet me targa të Kosovës.

Ministri serb deklaroi se Serbia është mjaft e përmbajtur dhe nuk do të bëjë incidente duke shtuar se ajo nuk po shkel asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e Serbisë akuzojnë Kosovën për shkeljen e dispozitave të marrëveshjes të arritur në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

Prishtina, nga ana tjetër, thotë se ata po veprojnë në përputhje me marrëveshjen.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet dhe t’i kthehen dialogut./REL

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm