Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi përmes një postimi në facebook ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka refuzuar gazpërcuesin amerikan i cili ishte paraparë të kalonte nëpër territorin e Kosovës.
Miftaraj ka thënë se nuk pritet diçka më mirë nga një qeveri e përbërë nga, siç i quan ai, praktikantët dhe amaterët.
Tutje ai shtoi se qeveria Kurti mendon se shteti mbahet me propagandë dhe me fjalë të bukura.