E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Mësimi synohet të fillojë me 27 shtator, thotë Nagavci

- Advertisment -spot_img

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se synojnë që më 27 shtator të fillojë mësimi në shkolla dhe puna në çerdhe.

Nagavci u shpreh se deri në fundjavë pritet të merret vendimi.

Shumë mirë që po ulen numrat, e po besoj që kur të shqyrtohen masat do të mundësohet fillimi i vitit të ri shkollor me prezencë fizike, në bazë të udhëzuesit. Udhëzuesi i ka katër skenar, ku varësisht prej situatës nëpër komuna do të vendoset.

Arbërie Nagavci – Ministre e Arsimit

Ajo shtoi se synimi është që të kthehen me mësim fizik në shkolla më 27 shtator, e po ashtu të hapen edhe çerdhet.

Varet plotësisht prej rekomandimeve të IKSHPK-së, ashtu siç kemi vepruar deri më tash. Kanë qenë rekomandimet e IKSHPK-së. Do të rishqyrtohen masat, janë në fuqi deri më 26, do të shqyrtohen edhe njëherë, mandej edhe vendimi, unë pres që me qenë një vendim që e mundëson edhe mësimin.

Shtoi Nagavci

Ajo u shpreh se kanë takime të rregullta me drejtorët komunal të arsimit.

Takimet i kemi të rregullta, dje kemi pasur takimin me Task Forcën dhe me DKA-të. Në Task Forcë përfshihen edhe përfaqësues të prindërve, komunave edhe SBASHK-u. Takimet janë të rregullta, ne kemi qenë gati, por rekomandimet e IKSHPK-së kanë qenë që me u pezullu.

Përfundoi Nagavci

/observeri/

Lexo edhe: MASHT-i sot do të takohet me drejtorët komunal të arsimit për diskutim rreth fillimit të vitit të ri shkollor

Artikuj të ngjashëm