E diel, 25 Shtator, 2022
spot_img

Merret vendimi për të dyshuarin që falsifikoi dëshmi të vaksinimit

- Advertisment -spot_img

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj B.M., i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentit”.

Kjo masë i është caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, është e bazuar, bindëse dhe mjaftueshëm e argumentuar për këtë fazë të procedurës.

Lexo edhe: Publikohet aktakuza ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

B.M., dyshohet se ka falsifikuar pajisje me dëshmi-pasaportë të vaksinimit COVID-19.

Ai dyshohet se kundrejt shumës së pagesës ka mundësuar pajisjen me dëshmi-pasaportë të vaksinimit COVID-19 pa u vaksinuar fare, duke i futur të dhënat e personave edhe në sistemin e vaksinimit të Republikës së Serbisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm