E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Memli Krasniqi në Skenderaj: Kush nuk është me PDK-në është me Vetëvendosjen

- Advertisment -spot_img

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka mbledhur simpatizantët e PDK-së në tubimin përmbyllës në përkrahje të kandidatit Fadil Nura për Komunën e Skënderajt.

Krasniqi teksa ka dhënë mbështetjen për Nurën pranë të pranishmëve ai në një video dëgjohet duke thënë se të gjithë ata që nuk janë me PDK-në janë me Vetëvendosjen.

Kush nuk është me PDK-në është me Vetëvendosjen, dhe ne e dim që Skenderaj nuk është me Vetëvendosjen, ka vetëm Parti Demokratike të Kosovës

ka thënë i pari i PDK-së.

Komuna e Skënderajt udhëhiqet nga Bekim Jashari, i cili po kërkon edhe një mandat të dytë nga qytetarët e Skënderajt e që kundërkadidat i tij në këto zgjedhje është Fadil Nura i PDK-së.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen të dielën e 17 tetorit.

Artikuj të ngjashëm