E shtunë, 3 Dhjetor, 2022
spot_img

Memli Krasniqi deklarohet për arkivat e UÇK-së pas takimit me Lajçak

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas takimit me të ngarkuarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur sërish për arkivat e UÇK-së.

Krasniqi tha se edhe në takimin me të ngarkuarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi ka ngritur çështjen e arkivave të UÇK-së.

Qëndrimi ynë sa i përket arkivave është publik, ne e kemi thënë vazhdimisht. Unë edhe sot në takim me z.Lajçak e kam ngritur këtë çështje. Ne besojmë që fokusi duhet të jetë te çështjet e mëdha dhe nuk duhet askush që të tentojë me çështje më sporadike të ik nga obligimet e mëdha që i kanë.

Memli Krasniqi – Kryetar i PDK-së

Ai shtoi se UÇK nuk ka pasur arkiva dhe ky është fakt.

UÇK-ja nuk ka pasur arkiva dhe ky është një fakt i ditur botërisht. Kushdo tjetër që në një formë apo tjetër me qëllim apo qëllim thotë diçka të tjetër e thotë një të pavërtetë dhe shkakton konfuzione të cilat mund të jenë në favor të konspiracioneve dhe imagjinatës që tashmë është pjesë e diskursit publik dhe sulmit politik të Sërbisë ndaj Kosovës.

Shtoi Krasniqi

/observeri/

Lexo edhe:Nënshkruhen 11 marrëveshje mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Artikuj të ngjashëm