E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Melihate Tërmkolli reagon ndaj sulmeve në veri, quajti dështim mos veprimin e qeverisë

- Advertisment -spot_img

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK- së, Melihate Tërmkolli ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në veri të Mitrovicës.

Ajo akuzon kryeministrin për mos dije për të reaguar në mënyrë adekuate ndaj situatës së krijuar.

Postimi i plotë i Tërmkollit:

“Kur tani është në pushtet, djegien e institucioneve të Kosovës, ua ka “lënë” serbëve në veri, apo më saktë Listës serbe dhe ministrave nga kjo listë të cilët “djegin e pjekin” në prani dhe në sy të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Turp i madh dhe dështim i madh, madje edhe rrezik i madh. Ky Kryeministër nuk ka ide as ç’farë po bën, as ç’farë të bëj. Kështu si po vepron e më tepër si nuk po vepron, po e poshtëron dhe po e rrezikon shtetin.

Dje ministri i Albinit, ai i miri, Rakiç, i deklaroi veriun dhe serbët atje si “më vete”, pra të pavarur. Albini, asnjë fjalë!

Kryeministër, vepro ose ec!

/observeri/

Lexo edhe: Reagon ndaj ngjarjeve në Zubin Potok, Sali Berisha

Artikuj të ngjashëm