E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Mehaj: Ushtria e Kosovës s’ka të ndalur, treni po ecën

- Advertisment -spot_img

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, duke raportuar në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme ka thënë se aktivitetet e Ushtrisë së Kosovës në kuadër të avancimeve të saj s’kanë të ndalur.

Teksa ka folur për aktivitetet e tij si ministër dhe të Ushtrisë së Kosovës, Mehaj para deputetëve ka thënë se vazhdimisht është në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për avancimin e Ushtrisë.

Unë jam i përkushtuar 200 për qind për Ushtrinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Aktivitetet s’po ndalen. S’kemi të ndalur. Treni ka ecur dhe nuk do të ndalet. Ju them të gjithëve mbështetnani se jemi të pakthyeshëm.

Armend Mehaj – Ministër i Mbrojtjes

Ai ka shtuar se Kosova po koordinohet me aleatët ndërkombëtarë për të shtruar sa më mirë rrugëtimin e së ardhmes “e duke shmangur gabimet e mundshme”.

Për pranim në Kartën e Adriatikut, Mehaj ka thënë se është takuar me të gjithë ministrat e Mbrojtjes në rajon, por ka shtuar se detaje do të japë në seancë të mbyllur.

Javën e shkuar Qeveria miratoi Projektligjin për Buxhetin 2022, duke ndarë për herë të parë mbi 100 milionë euro për Ushtrinë./observeri/

Lexo edhe: Jasharaj kundër bojkotit të mësimit në “Sami Frashëri”, kërkon zgjidhje nga institucionet

Artikuj të ngjashëm