E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Mehaj: Rusia me çdo kusht kërkon destabilizimin e Kosovës

- Advertisment -spot_img

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar se trazirat e fundit në veri të Kosovës dhe përfshirja e diplomatëve rusë, siç ishte rasti i ish-punonjësit të UNMIK-ut vite më parë, përfshirja e zyrtarëve rusë dhe bjellorusë, gjoja si gazetarë të arrestuar nga Policia e Kosovës, si dhe vizita e ambasadorit rus në Serbi bërë forcave serbe të grumbulluara në kufi me Kosovën, dëshmojnë se Rusia me çdo kusht kërkon destabilizimin e Kosovës.

Mehaj i ka bërë këto komente gjatë konferencës vjetore të Kartës së Adriatikut-SHBA, para ministrave të mbrojtjes dhe delegacioneve të tyre, të mbajtur dje në Split, ku theksoi se Ballkani është një objektiv i kërcënimeve kineze dhe ruse.

Ai ka theksuar se Kosova qëndron e vendosur në rrugën e demokracisë perëndimore dhe deklaron fuqishëm orientimin e saj euroatlantik. Për të konfirmuar këtë pikëpamje, në fillim të pandemisë COVID-19, ne u përpoqëm të menaxhonim situatën, por në asnjë mënyrë nuk pranuam donacione nga Rusia apo Kina.

Të gjitha vaksinat e administruara janë të licencuara nga BE. Edhe në kohë të vështira, ne nuk e humbëm fokusin dhe orientimin tonë, sepse besojmë në partneritetin dhe miqësinë e përjetshme dhe përqafojmë vlerat demokratike në çdo kohë

ka thënë Mehaj./KSP

Artikuj të ngjashëm