E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Mehaj kërkon pranimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

- Advertisment -spot_img

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka udhëtuar në Split të Kroacisë, me ftesë të homologut kroat Mario Banozic, për të marrë pjesë në takimin dyditor të ministrave të mbrojtjes në Takimin vjetor të Kartës së Adriatikut.

Mehaj ka thënë që Kosova të pranohet në Kartën e Adriatikut me status të barabartë, njofton Klankosova.tv.

Karta e Adriatikut -SHBA, adresa jonë e radhës në rrugën tonë drejtë anëtarësimit të Kosovës në NATO. Sot me ftesë të homologut e mikut tim kroat Mario Banozic, kam udhëtuar për në Split të Kroacisë, për të marrë pjesë në takimin dyditor të ministrave të mbrojtjes në Takimin vjetor të Kartës së Adriatikut-SHBA (A5) që këtë vit është nën Presidencën e Kroacisë. Pjesëmarrja ime në këtë takim është mundësi e shkëlqyeshme për të prezantuar fuqishëm nevojën për pranimin e Kosovës me statusin e barabartë në këtë organizatë. Kërkesa ime bazohet në faktin e natyrshëm duke pasur parasysh se siguria dhe mbrojtja në mjedisin aktual të sigurisë rajonale nuk mund të arrihet e fragmentarizuar, por me qasje proaktive të të gjitha vendeve mbi konceptin e përgjithshëm të bashkëpunimit të ngushtë rajonal

ka thënë Mehaj.

Artikuj të ngjashëm