E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Mehaj flet për FSK-në dhe rritjen e buxhetit të ushtrisë

- Advertisment -spot_img

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se kanë pasur një takim virtual me ushtaraket dhe ushtarakët tanë, të cilët janë duke studiuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se ushtaraket dhe ushtarakët tanë, me sukseset në studimeve dhe performancën e tyre në akademinë e mirënjohur në Sandhurst, sikur edhe në akademitë tjera, janë krenaria dhe aseti më i çmuar i ushtrisë sonë

Postimi i tij i plotë:

Së bashku me kryeministrin Kurti dhe kolonel Maqedoncin, realizuam një takim virtual me ushtaraket dhe ushtarakët tanë, të cilët janë duke studiuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar.

Ushtaraket dhe ushtarakët tanë, me sukseset në studimeve dhe performancën e tyre në akademinë e mirënjohur në Sandhurst, sikur edhe në akademitë tjera, janë krenaria dhe aseti më i çmuar i ushtrisë sonë

Qeveria jonë, me dyfishimin e buxhetit për FSK-në, dëshmojmë vizionin dhe vendosmërinë për arsimimin, stërvitjes e personelit tonë si dhe pajisjes dhe modernizimit të forcave tona.

Kryeministri Kurti, sikur edhe takimet tjera, rikonfirmon me prioritet të lartë edhe përkujdesin maksimal për mirëqenien, motivimin dhe vlerësimin e performancës së ushtarakeve e ushtarakëve tanë.

Kemi ende shumë për të bërë, e me vullnet e vendosmëri do të arrijmë të sigurt, synimet tona!

/observeri/

Lexo edhe: Nagavci raporton sot para Komisionit për Arsim

Artikuj të ngjashëm