E shtunë, 20 Gusht, 2022
spot_img

Mediat serbe po vazhdojnë shpifjet për situatën në veri

- Advertisment -spot_img

Mediat në Serbi, sidomos ato që kontrollohen nga pushteti në këtë vend, vazhdojnë t’i shtojnë benzinë “zjarrit”.

Ato rregullisht po raportojnë për atë që po ndodh në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, por kryesisht duke e nxitur situatën te serbët lokal në veri me lajme të pakonfirmuara.

Kështu, dje raportuan se Policia e Kosovës në Zubin Potok ka nxjerr një serb nga vetura dhe e ka detyruar t’i heq targat serbe, porse “atë e ka shpëtuar” një patrullë e KFOR-it që sipas tyre, “ka qëlluar” aty rastësisht.

Me këtë lajm u mor edhe Qeveria e Serbisë, përkatësisht Zyra për Kosovën, e pak orë më vonë Policia e Kosovës e demantoi këtë ngjarje.

Ndërkohë sot, mediat serbe shkruajnë se bazuar në burimet e tyre, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë rrahur tre serbë në Bërnjak, e sipas tyre, njëri ka përfunduar në qendrën shëndetësore. Edhe pas këtij lajmi reagoi Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duke thënë se “për këtë fajtor kryesor është Albin Kurti”.

Ne nuk do të tolerojmë dhunën fizike, ngacmimet dhe sulmet ndaj popullit serb në Kosovë dhe të gjithë duhet ta kuptojnë mirë këtë.

Petar Petkoviq – Nga e ashtuquajtura Zyra Serbe për Kosovën

Që nga e hëna, kur Qeveria e Kosovës vendosi masë reciprociteti për targat e veturave të Serbisë, serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar dy rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak./observeri/

Lexo edhe: MPB-ja tregon numrin e targave të përkohshme të lëshuara në pikat kufitare deri sot

Artikuj të ngjashëm