E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Mediat serbe mburren me deklarimin e Abelard Tahirit për çështjen e targave

- Advertisment -spot_img

Mediat në Serbi kanë filluar të mburren me deklarimin e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahirit.

Mediat në Serbi e kanë bërë lajm deklarimin e deputetit Tahiri mbi çështjen e targave. Ato kanë bërë lajm me titullin: “Tahiri thotë se Vuçiçi ka fituar ndaj Kosovës”.

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së ka thënë se marrëveshja që u arritë në Bruksel për targat është duke e shkelur sovranitetin e Kosovës, kanë raportuar mediat serbe, transmeton Observeri.

Shefi i grupit parlamentar i PDK ka thënë se marrëveshja që u arritë në Bruksel për targat është duke e shkelur sovranitetin e Kosovës si dhe Vuçiç ka arritur fitore të madhe. Kjo marrëveshje veç e ka sjellë Serbinë në territorin e Kosovës. Marrëveshja në Bruksel është e keqe sepse i legalizon tabelat (PZ, PR, KM) të cilat kanë dalë prej Qeverisë së Serbisë dhe janë hap i parë për asociacionin e Komunave Serbe.

Mediat serbe citojnë deputetin e PDK-së

Kujtojmë se pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për reciprocitet në targa me Serbinë, pas dy javësh është arritur marrëveshje në Bruksel ku targave të automjeteve do tu vendosen stiker që mbulojnë pjesën e cila tregon emblemat e shteteve përkatëse.

Lexo edhe: Ministria e Bujqësisë zgjat afatin për aplikim për subvencione deri me këtë datë

Këtë marrëveshje të arritur në Bruksel, pozita e ka parë si fitoren e parë në dialog me Serbinë, kurse, opozita në Kosovë ka bërë kritika lidhur me arritjen e kësaj marrëveshjeje.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm