E martë, 25 Janar, 2022
spot_img

Mediat e Kosovës nuk lejohen të bëjnë pyetje në konferencën Rama-Merkel

- Advertisment -spot_img

Gazetarët nga Kosova nuk janë lejuar që të bëjnë pyetje në konferencën e përbashkët të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Përkundër insistimit të gazetarëve kosovarë, nuk i është dhënë fjala asnjërit që të bëjnë pyetje, ka raportuar gazeta press.

Pas Shqipërisë, Kosova kishte numrin më të madh të mediave të pranishme në “Tirana Business Park” ku po zhvillohen takimet e kancelares Merkel me liderët e rajonit.

Përkundrejt kësaj gazetarët nga Kosova nuk i kanë kursyer ankesat ndaj kryeministrit Edi Rama, gjatë kohës së zhvillimit të konferecës për shtyp me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Pas disa pyetjeve, moderatorja ndërhyri duke lajmëruar edhe mbylljen e konferencës pa ua dhënë fjalën asnjë herë gazetarëve që kishin ardhur nga Kosova për të marrë pjesë në konferencë. Menjëherë ata kanë reaguar duke iu adresuar kreut të qeverisë për padrejtësi, ndërsa Rama u shfajësua duke përdorur axhendën e ngarkuar të kancelares Merkel.

Duke njohur pozicionin e Kosovës rreth nismës Open Ballkan, interesimi ishte i madh për pyetje.

Artikuj të ngjashëm