E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Me kërkesë të Presidentes Osmani, dy zyrtarë rusë shpallen non grata në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës ruse në Kosovë janë shpallur persona non grata.

Osmani paraprakisht ka kërkuar nga MPJD që këta dy zyrtarë të shpallën non grata për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, “i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetutes të Republikës së Kosovës”.

Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij. Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-ve, NATO-s, dhe BE-së. Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse

thuhet në statusin e saj.

Osmani tutje ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të hezitojnë të veprojnë çdoherë kur cenohet siguria dhe rendi kushtetues në vend.

Artikuj të ngjashëm