E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

MD-ja i reagon KPK-së: Reforma në drejtësi vazhdon pavarësisht tendencave për ta penguar

- Advertisment -spot_img

Ministria e Drejtësisë sot ka mbajtur takim me Grupin Punues për Plotësim ndryshimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Siç njoftohet, diskutimi nga grupi punues është fokusuar në dhënien e rekomandimeve konkrete dhe kontributit profesional nga ana e anëtarëve të grupit punues në drejtim të përmirësimit dhe kompletimit të draftit punues.

Gjatë takimit, me theks të veçantë është diskutuar për numrin a anëtarëve të KPK-së, nga 13 në 7, mënyrën e përfaqësimit si dhe mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të KPK-së por edhe çështje të tjera të rëndësishme, me ç’rast diskutimi dhe kontributi i anëtarëve që ishin pjesë e diskutimit, ishte mjaft frytdhënës. Tutje, për publikun është në interes ta dijë të vërteten mbi atë që u deklarua në media për këtë takim dhe vet reagimin e KPK-së lidhur me këtë takim.

MD

Tutje theksohet se në fillim të takimit, nga anëtari i KPK-së, zëvendës Kryesuesi i KPK-së Veton Shabani, përfaqësues në grupin punues, u lexua një deklaratë e përbashkët e KPK dhe Prokurorit të Shtetit, në të cilën kushtëzohej bashkëpunimi i KPK-së me Ministrinë e Drejtësisë.

Pas leximit të deklaratës së tillë, përfaqësuesit e sistemit prokurorial lëshuan takimin ndërsa grupi punues vazhdoi punën. Kjo qasje nuk është asgjë më shumë përveç se shpërfaqje e mungesës së vullnetit të këtyre të fundit që të merren me adresimin e problemeve që realisht ka sistemi prokurorial dhe gjithashtu shpërfaqë mungesën e veprimit të KPK-së në drejtim të zgjedhjes së problemeve brenda sistemit.

MD

Sipas MD-së, shqetësuese tutje mbetet fokusi i përfaqësuesve të sistemit prokurorial në reagimet e shpejta ndaj Ministrisë së Drejtësisë, përderisa në anën tjetër çdo ditë publikohen detaje inkriminuese që paraqesin dyshime për vepra penale, e të cilat do të duhej të ishin fokus i sistemit prokurorial, për çka janë të mandatuar me Kushtetutë dhe ligj.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar dhe e vendosur në vazhdimin dhe kompletimin e reformave në sistemin e Drejtësisë në drejtim të ngritjes së llogaridhënies dhe rezultateve dhe gjithashtu, në kthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e Drejtësisë.

MD

/observeri/

Lexo edhe: MASHTI hap konkurs për bursa për studentët në bachelor dhe master 2021-2022

Artikuj të ngjashëm