Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se sot do të fillojë asfaltimi i segmentit të rrugës Brezovicë – Qendra e Skijimit.
Në njoftim bëhet e ditur se rruga është e pakalueshme deri më 23 tetor.
Ju njoftojmë se duke filluar nga sot, 20 Tetor (E Mërkurë), do të bëhet asfaltimi i rrugës Regjionale R210 – Segmenti Brezovicë – Qendra e Skijimit. Për ditën e nesërme do të asfaltohet shtresa qarkulluese në gjatësi prej 4.5 km. Njoftojmë të gjithë qytetarët se rruga është e pakalueshme deri më datë 23 Tetor, ora 16:00 (E Shtunë).
Njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës
Lexo edhe: Edhe pse e kishte mbështetjen e Listës Serbe, LDK-ja humbi në Gjilan (FOTO)