E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës/ Rendi i Ditës

- Advertisment -spot_img

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbaj mbledhjen e radhës me fillim nga ora 11:00.

Në këtë mbledhje do të diskutohet për një sërë projektligjesh dhe po ashtu do të diskutohet për përgatitjet e një seance të re.

Në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-036 për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021:

  1. Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:

  1. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,
  2. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,
  3. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

IV. Përgatitjet për seancë të re plenare:

nga TaboolaRekomanduarMund t’ju interesojnë
Data Science Degree in Serbia might be more fun than you think
Data Science Degree | Search Ads
Start Eating Tomato (Before It is Too Late)
5minstory.com
The Trick to Take out A Broken Key Stuck in The Lock
YakudaChihinto

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-036 për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Jashtë Vendit,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale,
  8. Shqyrtimi i parë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-037 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-76 për shëndetin riprodhues,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-038 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-192 për transplantimin e indeve dhe qelizave,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-039 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-024 për shërbimin mjekësor emergjent,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-040 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-156 për kontrollin e duhanit,
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-041 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-023 për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri,
  14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-042 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-249 për sigurimin shëndetësor,
  15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-043 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-125 për shëndetësi,
  16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-044 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-110 për ndërprerjen e shtatzënësisë,
  17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-045 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut,
  18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-109 për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse,
  19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale,
  20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-048 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-78 për shëndetësi publike,
  21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-049 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-38 për Inspektoratin shëndetësor,
  22. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-050 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/22 për Inspektoratin sanitar të Kosovës,
  23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-051 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/38 për të drejtat dhe përgjegjësitë e banorëve të Kosovës në sistemin shëndetësor,
  24. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020,
  25. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

/observeri/

Lexo edhe: Numër i lartë i të infektuarve me COVID-10 sot në Maqedoninë e Veriut

Artikuj të ngjashëm