E diel, 25 Shtator, 2022
spot_img

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ Kurti, Sveçla dhe shefi i AKI-së arrijnë në Qeveri

- Advertisment -spot_img

Kryeministri Albin Kurti ka ftuar për në orët e mbrëmjes mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, pas situatës së krijuar në veri të vendit.

Mësohet se, kryeministrit, Albin Kurti, ministri Xhelal Sveçla dhe zyrtarë të AKI-së e FSK-së, janë futur në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku pritet të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Mbledhja, e paralajmëruar nga kryeministri Albin Kurti në konferencë pasdite, nuk dihet në çfarë ore do të fillojë, derisa do të diskutohen zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Lexo edhe:Lulzim Peci: Këto dy shtete po destabilizojnë veriun e Kosovës, edhe zjarri nuk është larg

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se tensionet e fundit në veri janë shkaktuar nga deklarimet nxitëse në Beograd. Ai ka thënë se Serbia dëshiron ta eskalojë situatën.

Sot në Zubin-Potok u dogj ndërtesa e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, ndërsa ajo në Zveçan u sulmua. Incidentet kanë ndodhur në ditën e gjashtë të tensioneve në veri, qëkur serbët kanë bllokuar rrugët kufitare në Bërnjak e Jarinjë, pasi që Qeveria e Kosovës nisi zbatimin e reciprocitetit për targat e veturave nga Serbia. Tash e tutje veturat me targa serbe kur futen në Kosovë, duhet të marrin targa të përkohshme RKS në çdo pikë kufitare.

Qeveria e Serbisë ka mbi 10 vjet që aplikon këtë masë për targat e Republikës së Kosovës.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm